Kosova do të luajë takimin e parë për kualifikueset e Europianit, teksa do të përballet ndaj Bullgarisë. Optimizëm të madh ka në rradhët e dardanëve, duke parë edhe rezultatet e marra nga ndeshjet e fundit.
Trajneri Shaland ka vendosur që të hedh në fushë ndaj Bullgarisë, të njëjtin formacion që ishte në fushë ndaj Danimarkës. Kjo pasi në atë barazim me rezultatin 2-2, Kosova ka shkëlqyer. I vetmi ndryshim nga ndeshja e fundit miqësore, është aktivizimi i Kolollit që vjen nga dëmtimi, që i merr vendin Paqaradas në krahun e majtë.
Formacioni i mundshëm: A.Muriq, Kololli, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Kryeziu, Shala, Zeneli, Celina, Rashica, V.Muriqi