You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shaland e bëri shembull për të tjerët, leksionet e vërteta t’i jep Celina me Swansean në Angli

Shaland e bëri shembull për të tjerët, leksionet e vërteta t’i jep Celina me Swansean në Angli

Bersant Celina ishte futbollisti i bërë shembull së fundmi nga ana e Shaland, duke u lënë jashtë listës së Kosovës për takimet e zhvilluara ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe. Arsyeja ishte e thjeshtë, vetë trajneri i “dardanëve” pohoi se Celina i kishte kërkuar me ngulm një vend në formacion, por kjo nuk mund të pranohej nga tekniku zviceran.

Nga ana tjetër, me ekipin e Swanseas, futbollisti shqiptar vazhdon të tregojë performanca të një niveli të lartë. Në mbrëmjen e sotme, ekipi i Bersantit ka arritur të përmbys rezultatin ndaj Blekbërnit, nga 0-1 në 3-1. E si mund të mungonte në një ndeshje të tillë edhe Celina me protagonizmin e tij.

Pasi kishte bindur me lojën e zhvilluar, lojtari i Kosovës arriti të shënonte golin e tretë, që vendosi edhe fundin e historikut të këtij takimi. Kjo ishte përmbysja e tretë e Swansea në këtë sezon, duke treguar forcën e karakterit, kurajos dhe këmbënguljes për të vazhduar deri në fund.

Me Celinën gjithmonë si titullar, ekipi anglez e ka të qartë, takimi përfundon vetëm atëherë kur gjyqtari e ndërpret atë dhe jep vërshëllimën përfundimtare. Deri në atë moment gjithçka është e mundur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top