Shqipëria ka humbur në transfertë ndaj Islandës me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë kanë dominuar takimin, por pa mundur të gjejnë rrjetën. Komentatori i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, ka “masakruar” Dërmakun në gabimin e parë në rastin e golit.
“Me gjithë respektin, por Dërmaku nuk është për këtë nivel futbolli. Vetëm shiheni sesi e pësuam, ai nuk u gjend në vendin që duhej. Tani është 27-vjeç dhe niveli më i lartë ka qënë në Serinë B. Ka gabuar tërësisht. Nuk është për në qendrën e mbrojtjes, madje edhe vetë trajneri nuk ka pritur ndonjëherë të luajë me të. Por ishin mungesat ato që ndikuan për aktivizimin e tij”, ka thënë Shakohoxha. /Shqiperia.ch/