Amir Rrahmani ka arritur të shënoj golin e parë të Kosovës, në barazimin me rezultatin 2-2 ndaj Danimarkës. Ky ishte goli i katërt i mbrojtësit me fanellën dardanase.
Një statistikë disi e çuditshme kjo, pasi ky lojtar ka po aq gola sa sulmuesi Muriq. Futbollisti që luan me Rizesporin, ka shënuar 4 gola me fanellën e Kosovës, megjithëse luan në vijën e parë të sulmit.
Më shumë sesa kritika për Muriq, këtu duhet dhënë vlerësimi për Rrahmanin. Në ndeshjet e fundit ka edhe shumë krahasime me Serxho Ramosin për qëndërmbrojtësin e Kosovës, që nuk është vendimtar vetëm në prapavijë, por edhe me golat e shënuara. /Shqiperia.ch/