
Seria A e ka publikuar kalendarin për sezonin e ardhshëm, ndërsa kompeticioni italian do të nis në datën 25 gusht. Përballje të jashtëzakonshme ka dhuruar këtë herë kalendari që në javët e para.
Madje duhet vetëm java e dytë, që të shohim edhe derbin më të zjarrtë të Italisë, atë të kryeqytetit. Lacio do të përballet ndaj Romës në një takim ku gjithmonë tifozët janë kryefjalë. Thomas Strakosha do të ketë mundësinë për të provuar edhe njëherë emocionet e vërteta, për t’iu uruar mirëseradhja në këtë sezon të ri.
Ky takim do të luhet në datën 1 shtator dhe do të jetë i fundit për Strakoshën, përpara grumbullimit që do të bëj Kombëtarja për dy ndeshjet e shtatorit. Ajo që premtohet është padyshim atmosfera fantastike e tifozëve, që gjithmonë e dinë sesi i vendoset flaka stadiumit, ndonjëherë edhe me plot kuptimin e fjalës. /Shqiperia.ch/