You are here
Home > Futboll Bota > Serbët në festë, Matiç hedh tutje simbolin e NATO-s: Na vranë fëmijët në 1999, nuk është për mua

Serbët në festë, Matiç hedh tutje simbolin e NATO-s: Na vranë fëmijët në 1999, nuk është për mua

Në Serbi ka vend për shumë krenari dhe delir gjatë kësaj kohe, pas reagimit të Nemanja Matiç, futbollistit që luan me Mançester Junajtid. Ky i fundit ka refuzuar simbolin e NATO-s që duhej të mbante me klubin anglez, duke sjellë ndërmend bombardimet që kanë ardhur ndaj serbëve në vitin 1999.

“E kuptoj plotësisht se përse lojtarët e tjerë e mbajnë atë simbolin e lules në fanellë dhe është e gjitha e drejta e tyre për të bërë diçka të tillë. Megjithatë, unë kam një kuptim tjetër të plotë, për dikë që ka humbur njerëz në konflikte.

Ju duhet të kujtoni që unë jam ndjerë  i sulmuar kur isha i vogël, vetëm 12 vjeç, pasi Serbia po shkatërrohej nga bombat e hedhura nga NATO në vitin 1999 dhe aty ka pasur shumë që ka ndërruar jetën, edhe fëmijë. E vesha më herët, por kur e mendova përsëri, kuptova se nuk ishte e drejtë që ta vendosja atë simbol që është krenari e Britanisë, pa ofenduar askënd”, u shpreh Matiç. Mesa duket dikush duhet t’i kujtojë Matiç, që jeta jonë vlenë njësoj, ndërsa shumë shqiptarë gjatë asaj periudhe janë vrarë nga “kafshëria” serbe./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top