Fundi i tabelës në grupin e katërt ka shkaktuar haluçinacione tek skuadra serbe e Creverna Zvezdës. Së fundmi sipas Kurir, “ylli i kuq” ka shanse të hapura për t’u pozicionuar të paktën në vendin e tretë, pa bërë asgjë sa i përket rezultateve brenda fushës së blertë, por shumë jashtë saj. Kështu, në kohët e fundit është përfolur që ekipi serb e ka trukuar atë humbje të turpshme në Francë, ndërsa shuma të frikshme janë luajtur për një humbje me diferencë të madhe golash nga Crevena Zvezda.
Ndërkohë nga ana tjetër, shpenzimet e shumta financiare të PSG në merkaton e verës, mund të sjellin një dënim të mundshëm për sheikët. UEFA është duke analizuar nën heshtje situatën e klubit francez. Megjithatë në shtetin fqinj kanë filluar të lëvizin me laps në dorë.
Me shumë gjasa Crevena ëhtë duke shpresuar minimalisht për vendin e tretë në grup, ndonëse nuk lë pas edhe sfidën me Napoli. Në ndeshjen e parë në Serbi, skuadra e Anchelotit doli me vetëm një pikë dhe rrjeta të pa prekura. E nëse PSG do të ketë një shuplakë nga UEFA, atëherë llogaritë e skuadrës serbe do të shkonin më së miri.
Shanset janë të hapura për çdo të papritur. Në njërën anë Hysaj me Napoli dhe nga ana tjetër Shaqiri tek Liverpool duhet të nisin të merakosen, pasi “armiku” vjen gjithmonë nën heshtje dhe godeë kur nuk pret të ndodh në atë mënyrë. /Shqiperia.ch/