You are here
Home > Futboll Bota > Sekreti është trajneri, Guri pas dy golave: Sezoni i fundit ishte vetëm ec, ec, ec

Sekreti është trajneri, Guri pas dy golave: Sezoni i fundit ishte vetëm ec, ec, ec

Sidrit Guri ka fituar shumë besim dhe po arrin të zhbllokohet duke gjetur rrjetën e kundërshtarit. E ka bërë në disa raste në miqësore, ndërsa sot realizoi dopietën në fitoren e Ostendes me rezultatin 3-1 ndaj Bruge.

Sekreti? Vetëm ndërrimi i trajnerit. Tekniku norvegjez Ingebrigtsen po praktikon një lojë e cila mbështetet te Guri si sulmuesi kryesor, që duhet të dërgoj topat në rrjetë. Kështu është shprehur edhe vetë futbollisti kuqezi në fundin e ndeshjes, që u shfaq i lumtur dhe nuk la pa komentuar sezonin zhgënjyes që u mbyll më parë.

”Trajneri i ri më ka dhënë më shumë besim. Tani duhet të qëndroj në shtyllën e dytë, por edhe duhet të ndiej situatat si një sulmues. E pranoj ndryshimin edhe vetë. Sulmuesi kur shënon është i lumtur. Ndihem shumë më i lirë tani, kjo më jep besim.

Trajneri ka thënë se krosimet duhet të vijnë për mua dhe ky është futbolli që duhet të luajmë. Sezoni i fundit ishte vetëm ec, ec, ec… Ndihem shumë më mirë tani dhe sinqerisht ua them se nuk e kam pasur këtë besim te vetja. Kështu unë them, faleminderit”, ka thënë Guri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top