
Elif Elmas është talenti me origjinë shqiptare që ka mbërritur së fundmi te Napoli. Transferimi erdhi nga menaxheri i njohur, Ramadani, por padyshim që nuk ishte vetëm aftësia negociuese e këtij të fundit që solli arritjen e marrëveshjes.
Mesfushori në fjalë kaloi një sezon fantastik te Fenerbaçe, duke bërë që shumë ekipe të njohura italiane të nisnin nga interesimi. Kjo histori është mbyllur dhe do të jetë trajneri Ançeloti që do të ketë luksin për të pasur një futbollist të tillë në organic.
Ndërkohë besimi i madh në vetvete te Elmas duket paksa i tepruar. Ai e ka ngritur dozën e krahasimit edhe me Kristiano Ronaldon, duke u shprehur se nuk e ka frikë: “Sigurisht që është në nivelin më të lartë të futbollit. Por unë nuk kam frikë nga Ronaldo. Erdha te një ekip i rëndësishëm si Napoli dhe trajner i madh si Ançeloti”, ka thënë Elmas. /Shqiperia.ch/