You are here
Home > Futboll Bota > Sakrifikoi Shqipërinë për këtë moment, portieri Molla në finalen e Europianit

Sakrifikoi Shqipërinë për këtë moment, portieri Molla në finalen e Europianit

Portieri Marko Molla ka arritur në finalen e kampionatit europian, atje ku përfaqëson Italinë U-17. Këta të fundit kanë mundur në gjysmëfinalen Francën me rezultatin 2-1, për të kaluar në ndeshjen e fundit të turneut, atje ku do të përballen me Hollandën.

Futbollisti shkodran ka sakrifikuar edhe Shqipërinë për të mbërritur në këtë moment, pasi më parë ka luajtur për moshat e kuqezinjve. “Axurrët” i kishin premtuar vendin e titullarit dhe Molla është gjithmonë portieri i parë, tek të rinjtë. Sigurisht që objektivi për të kaluar në Italinë A është shumë i vështirë për t’u arritur, pasi në këtë Kombëtare ka portierë të nivelit botëror. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top