Armando Sadiku ka realizuar golin e karrierës ndaj Bazelit, duke e finalizuar aksionin nga 30 metra. Të gjithë me duart në kokë, por çuditërisht për sulmuesin shqiptar nuk kishte vend për festë.
Një lumë të sharash në gjuhën shqipe shkuan në drejtim të stolit të Luganos, ekipit të tij, pasi Sadiku u aktivizua vetëm në pjesën e dytë. Trajneri Fabio Celestini nuk po i jep hapësirat e duhura futbollistit të Kombëtares, me këtë të fundit që nuk e ka mbajtur dot qetësinë.
” Ky jam unë dhe ishte momenti për të shfryrë inatin. E kisha me të gjithë, duke filluar nga gazetarët dhe gjithë të tjerët. Pra i shava të gjithë në gjuhën shqipe. Realizova një gol të bukur dhe ndihem i kënaqur për këtë”, tha Sadiku. /Shqiperia.ch/