Një situatë aspak e mirë kjo për sulmuesin shqiptar, Rei Manaj. Pas një nisje thuajse perfekte sezoni, duke tundur shumë herë rrjetat kundërshtarëve, ishte momenti i qetësisë.
Manaj nuk ka luajtur në ndeshjen e fundit, duke u mbajtur në stol nga trajneri Ramis. Viti 2019 duket të jetë i mallkuar për të, pasi ende nuk e ka gjetur golin e parë për këtë vit futbollistik. Në prag të ndeshjes që ka Albasete, Ramis në konferencën për shtyp, ka folur edhe për Manaj. “Do të shohim sesa hapësira mund të gjenden, por do të luaj edhe ai”. Këto fjalë e tregojnë më së miri paradoksin e këtij futbollisti, që cilësohej i pazëvendësueshëm gjatë gjysmës së parë të sezonit. /Shqiperia.ch/