
Mesa duket Mala e bën rrugë gjetjen e rrjetës me Partizanin. Pas shënimit të golit të parë në derbi, këtë herë mesfushori i talentuar, ka gjetur rrjetën edhe ndaj Kukësit.
Të kuqtë po arrijnë të fitojnë ndaj verilindorëve me rezultatin 0-1, falë goli mjeshtëror të Malës. Ky i fundit ka dërguar topin në rrjetë në mënyrë mjeshtërore, me një goditje të zgjuar, pas pasimit të marrë nga Bardhi.
Mala është një nga futbollistët e ftuar nga Alban Bushi, sa i përket ndeshjeve që Shqipëria U-21 do të zhvillojë ndaj Estonisë dhe Spanjës. /Shqipëria.ch/