You are here
Home > Futboll Bota > Sa shumë gabuan! Debutuesi i Panuçit nuk është normal, realizon kryevepër dhe jep dy dhurata për ekipin

Sa shumë gabuan! Debutuesi i Panuçit nuk është normal, realizon kryevepër dhe jep dy dhurata për ekipin

Valon Ahmedi ditën e djeshme është rikthyer të jetë protagonist tek ekipi i tij i ri, Shmona, që është pjesë ligës izraelite. Ahmedi është shpallur lojtari i ndeshjes në fitoren që mori skuadra e tij me rezultatin 0-3  ekipin e Sakhinit, duke shënuar një gol dhe dhuruar dy asiste. Kujtojmë që Ahmedi ka debutuar me Kombëtaren e Shqipërisë, pasi italiani Panuçi i besoi atij në sfidën me Litenshtejnin në vitin 2017.

Valoni arriti të gjente rrjetën pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte, teksa me finalizimin e tij në minutën e 30, arriti të zhbllokonte shfirat e ndeshjes. Ekipi i Shmoa, shënoi edhe dy gola të tjerë që erdhën nga këmbët e Legjonarit, teksa ky i fundit ishte protagonist me asisit e dhënë. Për mesfushorin, largimi i tij nga skuadra sllovene e Mariborit, tek izraelitët, u konsiderua si një hap pas në karrierën e tij, por Valoni po fakton të kundërtën pasi aty po rigjen formën e tij më të mirë.

Me këto paraqitje që po tregon Ahmedi, shumë shpejtë do ta shohim sërisht me fanellën kuqezi. Për trajnerin e Shqipërisë duket se dita ditës po i rikthehen të besuarit e tij, teksa po rigjejnë formën e tyre më të mirë të gatshëm për Kombëtaren. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top