You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Sa shumë eksperimentohet me shqiptarët, Rrahmani përfundon nga qendra në krahë

Sa shumë eksperimentohet me shqiptarët, Rrahmani përfundon nga qendra në krahë

Ditën e sotme luhen sfidat e kompeticionit  të “Europa Ligë”, ku edhe tek ky turne nuk mund të mungojnë lojtarët shqiptarë. Klubet e tyre respektive përballen me kundërshtarët e rradhës në fazën e grupeve. Përsa i përket Dinamos së Zagrebit, ku pranë tyre kanë mbrojtësin dardanas, Amir Rrahmani, do të ketë përballë skuadrën e turke të Fenerbaçes.

Kjo është një sfidë tepër delikate për ekipin e Rrahmanit, pasi nëse Dinamo arrin të marrë pikë në këtë sfidë do të thotë e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë. Pak çaste më parë është bërë publik edhe formacioni i sfidës, ku mbrojtësi shqiptar që është pjesë e përfaqësueses dardanase, Amir Rrahmani, në këtë përballje do të luaj në krahun e djathë. Një gjë të tillë është parë shumë pak herë, pasi të gjithë e dinë që Amiri pozicionin e tij natyral në fushën e blertë, e ka në qëndër të mbrojtjes. Kohët e fundit kemi parë shumë eksperimente me lojtarët shqiptarë, ndërsa rasti në fjalë është vetëm një prej tyre.

Kujtojmë që Amir Rrahmai është pjesë e gjigandëve kroat që prej vitit 2016, ku me këtë ekip ka siguruar vendin e titullarit. Me paraqitjet që po bën, ka treguar se është një siguri më vete në prapavijën e skuadrës së Zagrebit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply