You are here
Home > Futboll Bota > Sa për t’u trembur/ City merr portier të ri, vjen dhe zhduket për tre javë…Muriqi nuk preket

Sa për t’u trembur/ City merr portier të ri, vjen dhe zhduket për tre javë…Muriqi nuk preket

Manchester City duket se ka mbyllur gjithçka në ditën e sotme, për të marrë në skuadër portierin e SHBA-së, Zack Steffen. Gardiani 23-vjeçar përflitet nga mediat britanike se ka kaluar me sukses testet mjekësore, për t’iu bashkuar skuadrës së njohur angleze.

Fillimisht u mendua se një afrim i tillë do të nxirrte jashtë loje portierin shqiptar, Arijanet Muriq, që për momentin është zgjedhje e dytë. Ederson është portieri titullar i Guardiolës, me Bravon që vazhdon të mbetet i dëmtuar.

Në kushte të tilla, dikush prej tyre do të largohet në janar. E sipas të gjitha gjasave, do të jetë pikërisht portieri i ri, Steffen, që përpara se të luajë për Cityn, duhet të kalojë një huazim. Ai përflitet se do t’i bashkohet Nices me hapjen e merkatos dimërore. Muriq do të vazhdojë të mbetet portieri i dytë i Manchester Cityt, deri në rikuperimin e plotë të Bravos. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top