You are here
Home > Futboll Bota > Sa ndikon te ju? Në Serbi gjithmonë të sulmojnë! Trajneri hesht, gazetari francez braktis sallën

Sa ndikon te ju? Në Serbi gjithmonë të sulmojnë! Trajneri hesht, gazetari francez braktis sallën

PSG do të përballet në transfertë ndaj Crevena Zvezdës, për të luajtur në takimin e vlefshëm për “Champions League”. Një vëmendje e madhe duhet të ketë ky takim për mënyrën e organizimit, pasi një përplasje pritet nga tifozeritë përkatëse.

Kjo ndodhi edhe në takimin e parë, teksa në Francë ishin tifozët serbë që u sulmuan dhe surprizuan nga vendasit. Paralajmërimet kanë ardhur, “ferri” duhet t’i pres 100-200 huliganët francezë që kanë zgjedhur të udhëtojnë në Beograd.

Në konferencën e sotme për shtyp, gazetari francez i “Mondo”, ka pyetur trajnerin e Crevena Zvezdës, që në Serbi është marrë si provokim: “Sa ka ndikuar te skuadra jote çështja e sigurisë? Sepse në Serbi dhe te Crevena Zvezda gjithmonë ndodhin sulme, kur ato janë të pritura”, tha gazetari duke iu referuar dhunës që vjen shpeshherë nga ky vend.

Trajneri i Crevenës ka refuzuar të përgjigjet, ndërsa në atë moment gazetari francez ka dalë menjëherë nga konferenca, duke bojkotuar vazhdimin e saj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top