You are here
Home > Kombëtarja > Sa mirë që i përket Shqipërisë! Ardian Ismajli e ka bërë “rrugë” në Kroaci, gati për hapin e madh

Sa mirë që i përket Shqipërisë! Ardian Ismajli e ka bërë “rrugë” në Kroaci, gati për hapin e madh

Ditën e sotme është publikuar edhe lista e lojtarëve më të mirë të javës që lamë pas në kampionatin kroat. Natyrisht kjo është një ligë ku janë të shumtë futillistët shqiptarë që janë pjesë e saj, ku nuk ka si të mungojnë edhe në listën e ndër më të mirëve.

Ajo çka po bëhet e zakontë në formacionin ideal të javës në Kroaci, është se gjejmë sërish mbrojtësin e Kombëtares kuqezi, Ardian Ismajli. Ky i fundit, arriti të bënte një paraqitje të shkëlqyer në fitoren që mori skuadra e tij e Hajdukut të Splitit në shtëpi me rezultatin 3 me 2 përballë Zapresic. Në këtë sfidë, Ismajli ishte ndër më të mirët në fushën e blertë, teksa shpeshherë ishte vendimtar me ndërhyrjet e tij, ku mund të citojmë se i ka dhuruar ekipit të Hajdukut të Splitit tre pikë shumë të vyera.

Kjo nuk është hera e parë që mbrojtësi i Shqipërisë është në listën e më të mirëve të javës, pasi aktualisht Ardiani është një nga mbrojtësit më deçiziv në mbrojtjen e kampionatit kroat. Kujtojmë që Ismajli është vetëm 22 vjeç dhe me këto ritme që po tregon, nuk do të jetë çudi që shumë shpejt ta shohim në ndonjë klub më të madh në Europë./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top