Një nga komentet më të veçanta gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Danimarkës, në atë barazim me rezultatin 2-2, erdhi nga Milaim Zeka. Deputeti i Nismës e ka parë këtë takim nga Kopenhageni në televizor.
Reagimi i tij ishte me shumë humor, teksa shkruan: “Unë mendoja se ndeshja ishte në Danimarkë. Kam ardhur këtu në Kopenhagen, me mendimin se luhej ndeshja. Shumë krenar me djemtë tonë”.
Sigurisht që në këtë reagim të Zekës, duhet të lutemi që e gjitha të jetë një shaka e bukur e këtij deputeti. Fundja, në vendin tonë kemi dëgjuar çudira nga më të pazakontat. /Shqiperia.ch/