
Situata e grupit të Shqipërisë në kualifikueset e Europianit, pas tre ndeshjeve të zhvilluara, nuk është aspak e mirë. Madje duket si një kapitullim i hershëm, pasi gjasat janë minimale pas tjetërsimit të Turqisë.
Futbollistët e drejtuar nga Gunesh, kryesojnë grupin me 9 pikë dhe ndiqen nga Franca me 6 pikë. Në kushte të tilla, Shqipëria që ka fituar deri tani vetëm takimin me Andorrën, ka vetëm një përllogaritje për të mbërritur në Europian.
Takimi i rradhës me Moldavinë nuk duhet të llogaritet, ndërsa duhet të pritet që edhe Turqia të mos dalë me pikë të plota në transfertën ndaj Islandës, me takimet që zhvillohen në 12 qershor. Nëse ky kombinim ndodh, atëherë Shqipëria duhet të marrë edhe humbjen e fundit me Francën në transfertë, për t’u përgatitur për shndërrimin e madh.
Këtu flasim vetëm për matematikën dhe jo situatën reale, pasi duket thuajse e pamundur që një gjë e tillë të bëhet e mundur. Në turin e dytë të këtij grupi dhe ndeshjeve të kthimit, Shqipëria nuk duhet të humbë asnjë pikë dhe të fitojë përballë Islandës në shtëpi dhe Turqisë në transfertë, për të lënë të hapur historinë në takimin e fundit ndaj Francës në “Arenën Kombëtare”. /Shqiperia.ch/