You are here
Home > Futboll Bota > Rrogat në MLS / Gashi fiton më shumë se Ibra, Hyka është larg

Rrogat në MLS / Gashi fiton më shumë se Ibra, Hyka është larg

Mund të duket e çuditshme por Shkëlzen Gashi përfiton këtë sezon një rrogë më të madhe se Zlatan Ibrahimoviç. Shoqata e futbollistëve në MLS ka publikuar si çdo vit rrogat e lojtarëve në kampionatin amerikan të futbollit dhe rezulton se sulmuesi shqiptar ka një pagë më të lartë se ylli suedez i cili pranoi transferimin në SHBA vetëm dy muaj më parë.

Nëse Ibrahimoviç përfiton fiks 1,5 milionë dollarë në vit si rrogë nga kontrata që ka lidhur me LA Galaksi, rroga e Gashit te Kolorado Rapids është më shumë se 1,6 milionë dollarë  (1.668.750).

Megjithatë, Ibra administron vetë plotësisht të ardhurat nga imazhi i tij dhe sponsorë të ndryshëm të LA Galaksi e paguajnë disa miliona dollarë për të marrë pjesë në reklama, që shpjegon pse suedezi ka një rrogë bazë kaq të ulët.

Ndërkohë, shumë larg tyre është Jahmir Hyka. Ky i fundit ka pësuar një rritje të vogël në krahasim me vitin e kaluar, duke kaluar për herë të parë shumën e gjysmë milionë dollarë si rrogë në MLS. Këtë sezon, mesfushori shtatshkurtër shqiptar i San Hoze Ërthkuejks do të përfitojë 539,996 dollarë. /E.K./vipsport.al/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top