
Numri i shqiptarëve në Bundesligë sa vjen e rritet, kryesisht me talente të reja të cilët kanë shpërthyer në kohët e fundit.
Emri i fundit që i bashkohet elitës në kampionatin gjerman, është 17-vjeçari Leon Dajaku. Ai luan për ekipin e Shtutgartit dhe ka bërë debutimin në ditën e sotme. Rreth 15 minuta u aktivizua talenti shqiptar në ndeshjen e sotme, në atë humbje me rezultatin 3-0 ndaj Monchegladbah.
Dajaku i lindur në Drenicë, është formuar tek të rinjtë e Shtutgartit, ndërsa shihet si një futbollist me të ardhme të garantuar. Lojtari në fjalë mban dy pashaporta aktualisht, atë shqiptaren dhe gjermanen, ndërsa ka luajtur edhe me moshat e Gjermanisë. /Shqiperia.ch/