Mike Kearney do të ishte tifozi që do të merrte vëmendjen e gjithë Europës, në dhjetorin e vitit 2018. Teksa Liverpuli, skuadra e tij e zemrës ndeshej me Napolin, kamera do të fokusonte tifozin e verbër që festonte si i çmendur për golin e Muhamed Salah.
Këtë herë është vetë klubi i anglezëve që i kushton vëmendje të veçantë këtij tifozi, duke ndjekur gjithçka nga reagimi i Kearney. Në stadium shkon gjithmonë me kushuririn, Stephen Garcia, që ka për të detyrë t’i përshkruaj të gjitha ato që ndodhin në fushën e lojës. Përjetimi mbetet i njëjtë nga të dy, madje kjo mund të shihet lehtësisht edhe në përballjen e fundit të kampionatit ndaj Wolvesit. Padyshim video që do të shihnin më poshtë është rrënqethëse, me Mike Kearney që dritën e vetme të jetës ka një ekip futbolli, Liverpulin… /Shqiperia.ch/
After winning the hearts of players and fans earlier in the season…
We joined @MikeKearney1 and his cousin Stephen to experience our final #PL matchday of the campaign. 🙌 pic.twitter.com/NbzmQiV3rV
— Liverpool FC (@LFC) May 15, 2019