
Lorik Cana, kapiteni legjendar i Shqipërisë, ka rrëfyer momentet emocionuese të jetës dhe karrierës së tij. I ftuar përballë fëmijëve në “Tv Klan”, Cana është shprehur se vetëm tre herë ka derdhur lot.
Në këto raste, përfshihet edhe momenti kur kuqezinjtë kanë arritur të kualifikohen në kampionatin Europian të Francës. Menjëherë pas asaj fitores ndaj Armenisë, Cana ka shpërthyer në lot, pas arritjes madhështore që kulmoi edhe gjithë karrierën e tij.
“Kam qarë kur ka ardhur në jetë djali im, kur Shqipëria është kualifikuar në Kampionatin Evropian dhe kur gjyshi im është ndarë nga jeta”, ka thënë Cana. /Shqiperia.ch/