
Verona ka fituar me rezultatin e thellë 12-0 ndaj Primieros në miqësoren e luajtur në ditën e sotme. Një rezultat tenistik i ardhur nga skuadra që do të luajë në Seria A, në përballjen ndaj një ekipi modest.
Për herë të parë me fanellën e Veronës ka luajtur edhe Amir Rrahmani. Një debutim i nisur me shije të mirë, por që sigurisht vlerat e vërteta të mbrojtësit të Kosovës nuk mund të tregoheshin në këtë përballje.
Një nga golat për Veronën është shënuar nga mbrojtësi që do t’i bashkohet Shqipërisë në shtator, Marash Kumbulla. I dalë nga të rinjtë e kësaj skuadre, ky lojtar do të bëj edhe kalimin e madh për të luajtur në elitën e futbollit italian. /Shqiperia.ch/