You are here
Home > Kombëtarja > Ronaldon e futi në xhep, Piatek flet për mbrojtësin shqiptar: Gjimshiti po më asfiksonte!

Ronaldon e futi në xhep, Piatek flet për mbrojtësin shqiptar: Gjimshiti po më asfiksonte!

Atalanta e humbi takimin përballë Milanit me shifrat 1-3 në kampionatin italian të futbollit. Fillimisht ishte ekipi nga Bergamo që gjeti golin e avantazhit, por ai realizim i Piatek në fundin e së parës do të vendoste gjithçka.

Me një lëvizje krejtësisht të papritur, sulmuesi i Milanit do të nxirrte jashtë loje Gjimshitin dhe Berishën. Atje do të barazohej përkoësisht edhe ndeshja, ndërsa një goditje të madhe moralisht do e merrnin vendasit nga gjithçka ndodhi. Mbrojtësi i Shqipërisë ishte një kockë e fortë për një nga sulmuesit më të mirë të Italisë, kjo e pohuar nga vetë Piatek, ndërsa më parë këtë gjë e bëri edhe me Ronaldon.

“Unë besoj shumë në veten time dhe e di se mund të shënoj shumë gola. Por gjashtë të tilla në pesë ndeshje është një rezultat i madh. Na duhet të shohim në takimet e tjera. Markimi i Gjimshitit po më asfiksonte, por në atë moment bëra një lëvizje të mirë(goli i parë) dhe jam i lumtur që shënova”, u shpreh Piatek. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top