Kohët kanë ndryshuar ndjeshëm dhe në këto aktualet, nuk mund të thuhet se po përjetohet futbolli më i mirë. Më parë ishte dëshira dhe përulja e lojtarëve ajo që vihej re, vetëm për t’iu kushtuar futbollit të luajtur.
Sot ka vend për shumë luks dhe pak futboll. Kristiano Ronaldo, futbollisti më i mirë në botë aktualisht së bashku me Lionel Mesin, nuk jep shembullin më të mirë të mundshëm. Në takimin e fundit ndaj Atletikos në “Champions League”, kur Juventusi kishte nevojë më shumë për të, portugezi thjeshtë nuk gjendej askund.
Në fushë zbriti “rëndë” fillimisht, me këpucë “Swarovski Nike Air Max 97” që kushtonin 13-14 mijë dollarë. Por jo vetëm që nuk ndryshonte shumë nga të tjerët, por ishte edhe shumë poshtë tyre. Së fundmi, para takimit ndaj Napolit, Ronaldo ka zgjedhur të reklamoj makinën e tij të re, Rolls Royce. Shifra që kushtoi kjo makinë? Ndoshta mjafton të themi, që më e mira, vjen gjithmonë për portugezin. Por a mund të jetë Ronaldo më i miri në këtë mënyrë? /Shqiperia.ch/