Feronikeli ka mësuar kundërshtarin me të cilin do të përballet në “Europa League”, sa i përket turit të dytë. Pas atij eliminimi nga TNS, ekipi që luan në Kosovë do të kalojë në kompeticionin tjetër.
Kundërshtari është mësuar pak orë më parë, duke qënë një surprizë e madhe. Feronikeli do të luajë me Slovan Bratislavën, skuadrën që ka dalë kampione në Sllovaki. Kjo e fundit u eliminua me penallti ndaj Sutjeskës së Malit të Zi.
Aspak e pritshme një përfundim i tillë, pasi të gjithë besonin se sllovakët do të kalonin më tej, duke qënë favoritët kryesor. Tashmë Feronikeli duhet të përgatitet për një tjetër betejë të vështirë, pasi ndeshja ndaj Slovan Bratislavës nuk do i shohi si favorit. /Shqiperia.ch/