You are here
Home > Futboll Bota > Rikthehet Ermir Lenjani në Kombëtare, shihet si zevendësuesi i denjë i Agollit

Rikthehet Ermir Lenjani në Kombëtare, shihet si zevendësuesi i denjë i Agollit

Ermir Lenjani është rikthyer në Kombëtaren Shqiptare, aty ku mbrojtësi mungonte tek kuqezinjtë që për afro një viti e gjysëm.  Para pak ditësh italiani Panuçi e ka rikthyer legjionarin aty ku i takon, në vendin që e bëri të ndihet krenar. Një nga arsyjet më të mëdha të kthimit të tij në Kombëtare, ka numri i minutave që ka në këmbët e tij lojtari në këtë fillim kampionati.

Mbrojtësi i krahut të djathë, Lenjani, luan me ekipin e Sionit në Zvicër, tek të cilët ai ka arritur të fitojë një vend titullari tek ky klub. Lojtari këtë fillim sezoni është në formën e tij më të mirë fizike, pasi dhe paraqitjet me skuadrën zvicerane kanë qënë tepër të cilësore. Kujtojmë që Ermir Lenjani ishte një nga lojtarët kyç të Shqipërisë, në kohën kur drejtohej nga Xhani De Biasi ku në atë periudhë realizoi dhe ndoshta arritjen më të madhe në karrierë, duke qënë pjesë në finalet e europianit “Francë 2016” me kuqezinjtë.

Në Kombëtaren e Shqipërisë është rikthyer një njohje e vjetër, i cili mund të jetë ai futbollist që i mungonte këtij ekipi. Duke parë dhe tërheqjen e ish-kapitenit Agolli, 29 vjeçari Lenjani mund të projektohet një zëvendësues i denjë i Ansit.  /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top