You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Realizoi një çmenduri, talenti i Shqipërisë U-21 habit edhe me fjalët: Festova përpara kohe!

Realizoi një çmenduri, talenti i Shqipërisë U-21 habit edhe me fjalët: Festova përpara kohe!

Vejle e Ramadanit dhe Mucollit ka barazuar në ditën e djeshme me rezultatin 1-1 ndaj Alborgut. Futbollistët shqiptarë kanë luajtur nga minuta e parë, ndërsa Mucolli ka qenë edhe autori i një supergoli të shënuar nga distanca.

Më saktësisht në minutën e 84, teksa po pritej që miqtë të merrnin tre pikët dhe të largoheshin me fitore nga kjo transfertë, do të ishte lojtari i Shqipërisë U-21 që me një gjuajtje nga distanca, nxorri një gol nga hiçi. Të gjithë të mrekulluar me realizimin e tij, ndërsa në Danimarkë habiten edhe më fjalët e thëna nga ana e Mucollit, i cili shprehet se e kishte nisur festën përpara kohe.

“Kur e gjuajta topin, e dija që e kisha goditur në mënyrën më të mirë, prandaj e kam nisur festimin ende pa shkuar topi në rrjetë. Jemi të lumtur për atë pikë të marrë në atë mënyrë, ndërsa për mua ky ishte goli i parë”, është shprehur Mucolli për mediat daneze. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top