You are here
Home > Boks > Raund pas raundi/ “Dhelpra boshnjake” një aktor në ring, Gjetan Keta i mori frymën (VIDEO)

Raund pas raundi/ “Dhelpra boshnjake” një aktor në ring, Gjetan Keta i mori frymën (VIDEO)

Gjetan Keta ka arritur të fitojë duelin e tij në dmbrwmjen e djeshme ndaj kundërshtarit boshnjak, Sladan Janjanin, në vetëm 5 raunde. Insistimi i boksierit shqiptar nga Bulqiza, nga fillimi i ndeshjes për të mbyllur gjithçka, pa u dashur që të përfundohen të gjitha raundet, bëri që kundërshtari i tij të dorëzohet dy herë brenda natës së sotme. Megjithëse tingëllon e çuditshme, ende nuk është kuptuar edhe tani mënyra sesi gjyqtari shpalli dorëzimin e boshnjakut në raundin e 4, e më pas lejoi vazhdimin e ndeshjes.

Raundi i parë: “Testim me njeri-tjetrin mes dy boksierëve. Disa grushte të lëshuara dhe më pas të dy krahët ktheheshin në mbrojtje. Tentativa për goditje direkte, por boksierët tregojnë kujdes. Është vetëm raundi i parë”

Pushim……..

Raundi i dytë:”Gjetan Keta e nis bukur, më i vetëdijshem drejt fitores. Nuk pret më gjatë, kërkon knock-out për t’i dhënë fund. Sulmon dhe mbrohet njëkohësisht. Tentativa edhe nga boshnjaku, por më i dobët se luftëtari ynë”

Pushim……..

Raundi i tretë:”Gjetani dominon. Tifozët i bëjnë thirrje boshnjakut të dorëzohet në gjuhën e tij. Janjanin nënqesh duke bërë edhe disa lëvizje cirkuike, sikur të ishte një aktor humori. Keta nuk ndal goditjet dhe tregon kujdes në vetmbrojtje. Kundërshtari nis të trulloset”

Pushim……..

Raundi i katërt:”Gjetani hedh përtokë kundershtarin. Boshnjaku kërkon shpëtim pas litareve dhe “përqafimeve”. Goditje treshe nga shqiptari duke e sprapsur atë. Në pushimin e këtij raundi Janjanin ndien dhimbje në brinjë, vendoset në mëdyshje vazhdimi i tij. Për nje moment trajneri i boshnjakut duket sikur kërkon dorheqjen, por boksier pranon mjekimin dhe ngre dorezat. Në ring duket sikur të jetë një dhelpër dinake që nuk mund t’i zësh për asnjë moment besë. Lëvizjet e tij çorientuese për kundërshtarin, vazhdojnë ende”.

Pushim…….

Raundi i pestë:”Të majtë, të djathë dhe sërish të majtë, Gjetani dominion me goditje. Boshnjaku s’ka shpëtim duke u endur nëpër ring. Keta tregon kujdes megjithëse preha e tij duket thuajse e dorzuar. E vetmja cilësi e kundërshtari ishte që i mbante goditje. Në këtë mbrëmje mund të quhet si cilësi”

Pushim…….

Raundi i gjashtë:”Dorëzohet boshnjaku pa nisur ky raund. Gjetan Keta shpallet Kampion në WBU. E kërkoi nga fillimi i ndeshjes fitoren pa e përfunduar duelimin dhe e arriti”.

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top