You are here
Home > Futboll Bota > Rasti Tahiraj/ Ishte vetëm një hap larg Kombëtares, ia mbylli të gjitha dyert…Gzira!

Rasti Tahiraj/ Ishte vetëm një hap larg Kombëtares, ia mbylli të gjitha dyert…Gzira!

Françesko Tahiraj ishte vetëm një hap pranë Kombëtares së Shqipërisë, në momentin që po mbërrinte në Kroaci me Hajdukun e Splitit. Pas një sezoni fantastik të kaluar me Aluminj, atje ku po shkëlqente dhe shënonte shumë gola, mbërriti edhe interesimi i kroatëve.

Por kjo aventurë rezultoi tërësisht zhgënjyese për sulmuesin e formuar te akadamija e Juventusit. Me ekipin e Hajdukut nuk ka arritur të shënojë asnjë gol të vetëm. E keqja nuk mbaron këtu, pasi në këtë sezon futbollistik, nuk është aktivizuar për asnjë ndeshje të vetme në kampionat.

Sipas të gjitha gjasave mund të kemi edhe një lëvizje nga Tahiraj në merkaton e verës. Shanseve të tij ia dha fundin në atë eliminim turpërues ndaj modestëve të Gziras në Europë. Trajneri do t’i besonte ekipit të dytë dhe i dha hapësira lojtarëve të rinjë, që e dreqosën gjithë punën duke u larguar kokëulur nga turi i parë në “Europa League”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top