
Françesko Tahiraj është padyshim emri më i kërkuar nga lojtarët shqiptarë, aqsa përfundon në një farë mënyre edhe si i transferuar në dy ekipet të Kroacisë pas aventurës me Aluminij.
Hajduku i Splitit e ka kërkuar këtë futbollist prej kohësh, për ta transferuar sa më parë në Kroaci. Teksa të gjithë ishin në pritje të arritjes së marrëveshjes, një e papritur ka ardhur brenda pak kohësh. Mediat kroate dhe ato sllovene, “Crosport”, “Nogometplus”, “Index”, “Ekipa.24svet” e shumë të tjera, kanë njoftuar mbylljen e marrëveshjes së shqiptarit me Dinamon e Zagrebit në mënyrë të papritur.
Kryesisht të bazuara nga mediat në Kosovë, një tymnajë e madhe është krijuar edhe në Kroaci, teksa akoma nuk dihet saktësisht se çfarë po ndodh me Tahirajn. Kontrata 3-vjeçare me Zagrebin është raportimi i parë që vjen nga Kroacia, megjithatë për të parë një zyrtarizim na duhet të presim ende. Ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e një surprizë të madhe, që mediat kroate të dalin jashtë së vërtetës dhe afrimi i ri që pritet te Shqipëria, të zyrtarizohet me Hajdukun e Splitit gjatë orëve në vazhdim. /Shqiperia.ch/