
Shumë bujë do të bënte rasti i Xherdan Shaqirit, që nuk u grumbullua nga ana e Liverpulit për takimin ndaj Crevena Zvezdës. Duke parë gjithë situatën dhe ndikimin që do të kishte presioni i serbëve në një takim të tillë, Klop vendosi që të linte në shtëpi futbollistin shqiptar.
Vetëm pak kohë pas saj, një tjetër histori e ngjashme është përsëritur në Europë. Këtë herë flasim për një rast paksa më të ndryshëm në arsye, megjithëse thelbi mbetet i njëjtë. Futbollisti serb, Ognjen Vranjes, që kohët e fundit ka pasur disa luhatje të theksuara psiqike, nuk është grumbulluar nga Anderlehti.
Futbollisti në fjalë përfaqëson Bosnjen, por po sulmohet nga të gjithë, pasi ka bërë tatuazh në krahë një prej udhëheqësve të luftërave serbe të shkuara, që ka kryer masakra mbi popullsinë kroate dhe boshnjake. Anderlehti do të luante ndaj Dinamos së Zagrebit në Kroaci dhe në një situatë të tillë, klubi vendosi të lërë jashtë lojtarin të paktën sa për këtë ndeshje. /Shqiperia.ch/