Një rast tërësisht i rrallë ka ndodhur në takimin mes Hollandës U-17 dhe Kosovës U-17 të luajtur në ditën e djeshme. Sukses i madh për dardanët, që arritën të merrnin një pikë në atë barazim 1-1. Sigurisht që kjo është një arritje e madhe dhe merita nuk duhet të vendoset në diskutim.
Por kjo ndeshje po diskutohet shumë në rrjetet sociale dhe mediat në Europë, për një rast krejtësisht të paprecedentë. Hollanda kishte 90% të mbajtjes së topit, kundrejt 10% për dardanët. Gjithashtu edhe goditjet në portë kishin një diferencë tmerrësisht të madhe, 21-1.
Në fund rezultati do të ishte i barabartë, 1-1. Sigurisht që nëse kjo ndeshje reale do të zhvillohej në “Play Station”, leva dhe monitori do të thyhej në shumicën e rasteve.