You are here
Home > Kombëtarja > Rasti Guidara/ Nuk erdhi menjëherë te Shqipëria, për t’i dhënë kohë Argjentinës

Rasti Guidara/ Nuk erdhi menjëherë te Shqipëria, për t’i dhënë kohë Argjentinës

Gjatë gjithë këtij muaji u përfol shumë në mediat vendase se një nga afrimet më të mëdha të Panuçit për dy ndeshjet e muajit mars, mund të ishte edhe Tomas Guidara. Ky i fundit aktualisht është pjesë e skuadrës së Belgranos e cila luan në kampionain argjentinas. Pikërisht ky është edhe vendi ku ka lindur Guidara dhe ku është rritur, teksa nuk ka mohuar edhe dëshirën e tij për të qënë pjesë e Kombëtares kuqezi, nisur nga origjina e hershme e prindërve të tij.

Kjo gjë është trumpetuar shumë në Shqipëri, madje lojtari pati edhe një telefonatë nga Panuçi për të qënë pjesë e kuqezinjve tanë. Nga kjo telefonatë, ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtare nga lojtari, pasi ky i fundit ka vendosur që të mendohet duke i dhënë paksa kohë edhe Argjetinës.

Në rast se kjo ftesë nuk vjen në drejtim të tij, atëherë Guidara pritet të konfirmohet si lojtar i Shqipërisë, por për këtë gjë duhet të presim deri në muajin qershor. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top