You are here
Home > Kryefaqja > Rastësitë e jetës/ Një telefonatë e papritur, Zhegrova tregon sesi ia doli falë Vedatit të Stupcave

Rastësitë e jetës/ Një telefonatë e papritur, Zhegrova tregon sesi ia doli falë Vedatit të Stupcave

Shpeshherë jeta është ironike dhe ëndrrat realizohen në momentin kur askush nuk e pret. Ky ishte edhe rasti i Edon Zhegrovës. Djaloshi po bënte stërvitjen në një ditë rutine në Prishtinë, në vëzhgimin e prindërve të tij.

Në një moment, aktori i njohur mbarëshqiptar, Vedat Bajrami i Stupcave, e telefonon për t’i hapur rrugën e karrierës lojtarit të Kosovës. Aktori në fjalë do e lidhte me një shqiptar në Belgjikë, që kishte lidhje të ngushta me futbollin. Fillimisht Zhegrova u transferua te Standardi i Liexhit, para se të shkonte te St.Truiden dhe Genku.

“Kam një histori të gjatë, që doja ta tregoja. Isha duke u stërvitur në stadiumin e Prishtinës dhe po më shihte babai me mamin. Aty vjen një telefonatë nga ku nuk pritej, nga Vedat Bajrami i Stupcave që të shkonim në zyrën e tij. Kam ikur direkt ashtu si isha. Ai më tha se e njihte një shqiptar të suksseshëm në Belgjikë, që ka lidhje me futbollin.

E ka marrë në telefon dhe i tha që për dy javë duhet të vish në Kosovë, të shohësh një talent këtu. Kështu ndodhi, më ka parë në ndeshje dhe unë shënova 5 gola në praninë e tij. Kam pasur pak presion, por kam shumë vetbesim. Nuk po e besoja në fillim dhe ja ku jam”, ka thënë Zhegrova. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top