Një futbollist i madh, nuk mund të jetë rrjedhimisht edhe një trajner i madh. Për Steven Gerrard nuk ka kurrëfarë dyshimi për periudhën kur i ka shërbyer futbollit si lojtar, por nëse flasim për pjesën e trajnerit, ka ende shumë dyshime te legjenda angleze.
Sezoni nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për të, ndërsa Rangersi vazhdon të lërë pikë dhe të luajë duart me vendin e parë. Tashmë janë mediat skoceze ato që bëjnë krahasimin me sezonin e shkuar, për të dalë në përfundimin se Gerrardin e shpëton vetëm e kaluara.
Në të njëjtën kohë, për të njëjtat rezultate në 10 takime, drejtuesit e Rangersit do të shkarkonin menjëjerë si të padobishëm trajnerin Pedro Caixinha. Kjo pasi 5 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje nuk ishin rezultate shpresdhënëse për klubin e njohur të Skocisë.
E megjithatë, me Steven Gerrard në krye historia ndryshon dhe drejtuesit e Rangersit, klubit ku bën pjesë edhe Eros Grezda e marrin më qetësisht situatën e vështiërë që po kalojnë. /Shqiperia.ch/