
Fati me numër 20 apo koeçidencë, Esat Mala duket se është lideri i ri i ekipit të Partizanit, skuadrës që udhëheq kampionatin shqiptarë. Mefushori me tipare sulmuese është kthyer në një nga lojtarët më të mirë që ka “Superliga”.
Në dy ndeshjet e fundit që ka shënuar futbollisti me fanellën e Partizanit, realizimet kanë qënë në minutën e 20. Esati mban numrin 20 në fanellën e tij dhe lojtari është vetëm 20 vjeç. Këto shifra duket se janë tepër të bukura dhe të rëndësishme kur bëhet fjalë për një lojtarë të ri, që ëndrrën e tij më të madhe e ka të bashkohet me Kombëtaren e Shqipërisë. Me këto ritme që po ecën mesfushori, shumë shpejt do të arrijë tek kuqezinjtë.
Ekipi I Partizanit po kthehet në një trampolinë të rëndësishme për lojtarin, pasi me performancër e tij në fazën e parë të kampionatit, i ka bërë të “dashurohen” të gjithë pas tij.
Mala është grumbulluar nga ana e Alban Bushit sa i përket takimeve që Shpresat do të luajnë ndaj Estonisë dhe Spanjës. Vetëm imagjinoni, minuta e 20 ndaj iberikëve dhe Mala me topin në zonë, gati për të goditur. Fundin është mëse e ditur… /Shqipëria.ch/