
Në këto 6 vitet e fundit, Xherdan Shaqiri ka fituar dy herë trofeun dhe kompeticionin më të rëndësishëm europian, “Champions Leaguen”. Arritje e jashtëzakonshme për futbollistin me origjinë shqiptare, megjithëse nuk ka luajtur për asnjë minutë.
Mediat europiane i kanë bërë një jehonë të madhe edhe faktit se Shaqiri shndërrohet në një hajmali për skuadrat që nënshkruan. Kështu, Bajerni i Mynihut kishte humbur finalen e “Champions League” në vitin 2012. Pasi nënshkruan me lojtarin që përfaqëson Zvicrën, arritën të fitonin kompeticionin një vit më vonë në 2013.
E njëjta gjë ndodhi edhe me Liverpulin. Në vitin 2018 anglezët humbën finale, ndërsa pasi nënshkruan me Shaqirin, arritën të fitonin “Championsin” menjëherë sezonin e ardhshëm. /Shqiperia.ch/