
Milot Rashica ishte sërish vendimtar në ndeshjen skuadrës së Werder Bremenit, ku arriti të shënonte nga stoli dhe t’i dhuronte fitoren. Në përfundimin e takimit ai tregon se kapiteni i ekipit të Werderit, e kishte urdhëruar futbollistin, se nëse kërkonte të merrte përsipër goditjen e dënimit, atëherë duhet të shënonte me patjetër.
“Ishte pozicioni i duhur për të djathtën time, kapiteni më tha se nëse do të gjuaj atëherë duhet që të shënoj, pasi që dua ta ekzekutoj gjuajten e lirë. Goli ishte për tifozët dhe për portierin Pavlenkan. Ishte keq që e pashë atë të shtrirë. Kjo fitore na bën vërtet mirë”, përfundoi Rashica.
Futbollisti 22-vjeçar do të jetë pika kryesore ku Shalandes kërkon të bazohet për takimet në Ligën e Kombeve. /Shqipëria.ch/