Lojtari shqiptar që luan tek gjermanët e Werder Bremenit, Milot Rashica, nuk mund të jetë kurrsesi i kënaqur me minutat dhe hapësirat që po i krijohen tek nga skuadra e Bundesligës.
Milot Rashica pak momente më parë në rrjetin e tij social “Twitter”, ka publikuar një status duke përmendur shprehjen e urtë popullore shqiptare: “Çdo të mbjellësh, do të korrësh”, një shprehje kjo që dardanasi tregon se po punon shumë për të qenë në më të mirën e tij dhe për t’u shpërblyer në të ardhmen.
Një farë sfide dhe mesazhi për të gjithë ata që e kanë konsideruar mesfushorin shqiptar si tepërt, megjithëse ai gjithmonë e ka treguar rëndësinë e madhe që ka në fushën e lojës për ekipin e Werderit, shpeshherë duke u kthyer edhe në hero. Tashmë Rashica është ende në momentin e mbjelljes, më vonë do të vi edhe korrja për të. /Shqiperia.ch/