
Ditën e djeshme luajtën sfidat e mbetura të javës së 16 të Bundesligës gjermane. Ndër to, ishte dhe përballja mes Werder Bremenit dhe Hoffenhemit e cila përfundoi në barazim 1-1.
Përsa i përket lojtarit shqiptar që është pjesë e Bremenit, Milot Rashica, këtë sfidë e ka nisur në pjesën e dytë. Pas ndeshjes sulmuesi ishte disi i zemëruar me veten, pasi kishte humbur dy raste shumë të pastra. Miloti mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës madje dhe Werder Bremeni do të arrinte të merrte një fitore shumë të çmuar në rast se Rashica do të finalizonte.
Menjherë pas përfunditmit të sfidë, trajneri i Bremenit, Kohfeld u shpreh se kjo gjë mund ti ndodhte çdokujt, dhe gjithashtu tashmë i gjendej pranë lojtarit.
“I thash atij se tani unë jam këtu për të. Kjo mund t’i ndodhë çdokujt”, u shpreh trajneri Kohfeld pas ndeshjes. Duket se numri një i pankinës së Werderit e ka kaluar këtë gjë, duke mbrojtur edhe lojtarin e tij nga “sulmet” që mund ti vinin nga mediat gjermane. /Shqiperia.ch/