
Kampionati danez njihet si një ligë tepër e luftuar si midis skuadrave që pretendojnë për të dalë kampion, ashtu edhe ekipet që luftojnë për të qendruar në Superligë. Ndër këto të fundit është edhe skuadra e Veljes, ku aktivizohet mesfushori kuqezi Ylber Ramadani. Ky ekip gjendet në vendin e fundit të klasifikimit, teksa në ndeshjen e sotme ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Soenderjyske.
Ajo çka vihet re është se klubi i Veljes ka ndërruar trajnerin dhe menjëherë është vënë re ndryshimi. Me ikjen e Sormanit, vendin në krye të pankinës së saj e ka marrë trajneri belg Galca ku duket se ka bërë edhe disa ndryshime rrënjësore tek lojtarët titullarë.
Ndër to i “ndëshkuari” është edhe mesfushori i Kombëtares tonë, Ylber Ramadani, ndërsa është sfida e dytë rradhazi që gjendet në pankinën e Veljes.
Mund të thuhet se mesfushori shqiptar po kalon vuajtjet e Elseid Hysajt, sa i përket ndërrimit të trajnerit. Ashtu si në rastin e shkodranit me Sarin, edhe Ramadani kishte punuar me parë me Sormanin te Partizani. Te Vejle jo vetëm që kishte besim të verbër në kohën e Sormanit, por ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit gjatë një takimi. /Shqiperia.ch/