Lorik Cana është rikthyer me një rrëfim të gjatë, për të folur për karrierën e tij dhe mënyrën sesi i percepton gjërat në situatën aktuale. I ftuar në “Startup Grind Prishtina”, kapiteni legjendar ka vendosur theksin në diskutimin e Kombëtares dhe përfaqësueses.
Aq shumë e ngatërruar së fundmi, ku mediat dhe vetë lojtarët shpeshherë, i quajnë dardanët si Kombëtare. Krejtësisht e pallogjikshme, pasi Kosova është një trevë shqiptare dhe nuk përfaqëson një komb. I këtij mendimi është edhe Lorik Cana, i cili shprehet:
“Bindjet nuk na hiqen. Shqiptarët kanë një Kombëtare, por edhe një përfaqësuese tjetër. Mos t’i ngatërrojmë edhe emrat se për mua është shumë e rëndësishme, nuk është detaj. Kombëtare është një dhe nuk ka tjetër. Është ajo që është e kuqe dhe me simbolin kombëtar.
Nuk ka të tjera, ato janë vetëm përfaqësuese për një tjetër trevë shqiptare. Për të mirën tonë, duhet që të jetë e suksesshëm edhe përfaqësuesja. Unë për vete nuk kam pretendime për të qënë trajner i asnjerës palë. Në botën drejtuese kam synimet e mia, por jashtë. Synime afatgjatë ndoshta mund të jetë që të bëhem president i njerës palë, por e theksoj se nuk është plan i kohës së shkurtër”, ka thënë Cana. /Shqiperia.ch/