You are here
Home > Kombëtarja > “Qeshnin dhe më pyesnin pse Shqipëria?”, xhudisti italian që mbron ngjyrat kuqezi: Faleminderit Shqipëri, je shtëpia ime

“Qeshnin dhe më pyesnin pse Shqipëria?”, xhudisti italian që mbron ngjyrat kuqezi: Faleminderit Shqipëri, je shtëpia ime

Shpesh jemi mësuar që sportistë shqiptar përfaqësojnë ngjyrat e shteteve të tjera, por këtë herë vlen e kundërta. Bëhet fjalë për Marco Maddanonin, një Italian që mbron simbolet kuqezi në sportin e xhudos, ndërsa do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të shtyra tashëm për vitin 2021 që do të zhvillohen në Tokio. Maddanoni ësht një emër i njohur në Itali, ku përveç medaljeve të arta në sportin e xhudos për vendin fqinj, ka qenë pranë ekranit për një kohë të gjatë ku ka fituar një sërë reality-show.

Ndërkohë xhudisti në fjalë ka vendosur të marrë edhe nënshtetësinë shqiptare, për shak të meritave në sport, duke kërkuar t’i dhurojë vendit tonë një sukses në një disiplinë që në Shqipëri nuk është shumë e zhvilluar. Me anë të një postimi në profilin e tij në “Instagram”, Maddanoni i merr shkas nga gjesti i qeverisë sonë për të ndihmuar Italinë, në mënyrë që të falenderojë Shqipërinë dhe të tregojë me kokën lart përse gjodhi të mbante shqiponjën dy-krenare pranë zemrës së tij.

“Faleminderit Shqipëri! Më duhet të them faleminderit për kaq shumë gjëra. E para është sepse më besuat, ju më mirëpritët me krahë të hapur dhe më dhatë një jetë të dytë “sportive”, ndërsa e dyta sepse ju përgjigjët të gjithë njerëzve që më pyetnin ” pse Shqiperia? ” Unë u jam përgjigjur gjithmonë atyre “sepse Shqipëria duket se është shtëpia ime, sa herë që shkoj më jep idenë e Miano, Secondigliano apo Scampia, po me disa fjalë më ngjan me Napolin”. Ata vazhduan të qeshin ose më thërrisnin “Albanese”, sikur kjo gjë të duhej të më ofendonte. Nga ana ime unë i shikoja ata dhe buzëqeshja pasi është zakon të bëj”. Për atë që ke treguar me këtë gjest tëndin ose edhe më mirë me fjalët e kryeministrit tënd “Nuk jemi të pasur, por nuk jemi vend pa kujtesë”, jam krenar që ju zgjodha ju. Jam krenar të them po nuk jam vetëm napoletan, Italian, por siç thoni ju jam shqiptar i pastër”, ka shkruar Maddanoni.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top