Në takimin mes Slovan Bratislavës dhe Feronikelit që përfundoi në shifrat 2-1, i vlefshëm për turin e dytë të “Europa League”, ka pasur thirrje raciste kundër shqiptarëve. Thuajse në çdo minutë u këndua se Kosova i përket Serbisë, duke e shfaqur këtë fantazi edhe në banderola.
Por “trimat” sllovakë nuk do të jenë në takimin e kthimit në Kosovë. Kjo është ajo që raportohet së fundmi, ndërsa frika për trazira i ka mbyllur tifozët e Bratislavës, që të mos udhëtojnë në transfertë. Një gjëndje e tillë pritet të shfaqet derisa skuadra e tyre të kthehet në shtëpi, atje ku e njëjta histori do të vazhdojë që të përsëritet. /Shqiperia.ch/