
Më parë do të ziheshin si fëmijë për një penallti të fituar nga Fulhami, ndërsa tashmë një tjetër përleshje ka ndodhur mes Kamaras dhe Mitrovic. Anglezët kërkuan dhe menduan se situata do të ishte qetësuar disi, duke i dërguar lojtarët në yoga.
Por edhe aty nuk kishte qetësi për protagonistët në fjalë. Teksa meditimi kishte nisur dhe qetësia kishte pushtuar ambientin, mesfushori Kamara nisi të fliste. Qepe! Ishte ky urdhëri i prerë nga ana e Mitroviç, që i ka nxehur gjakrat, duke sjellë edhe përleshjen mes futbollistëve.
U desh ndërhyrja e ekipit, që ky incident të mos shkonte më tej, ndërsa flasim për një rast të rrallë në elitën e futbollit europian. Tashmë trajneri Ranieri duhet të marrë masat e tij, pasi këta dy futbollistë nuk mund të luajnë së bashku në fushë, pavarësisht se projektohen si titullarë, duke parë marrëdhëniet personale që do të ndikojnë direkt edhe mbi klubin. /Shqiperia.ch/