You are here
Home > Futboll Bota > Pyetja perlë e gazetarit zviceran për Valon Behramin: Njihesh si luftëtar, por ike nga lufta e Kosovës

Pyetja perlë e gazetarit zviceran për Valon Behramin: Njihesh si luftëtar, por ike nga lufta e Kosovës

Një intervistë vërtet interesante është ajo që Valon Behrami ka dhënë së fundmi për mediat zvicerane. Pikërisht njeriu që sakrifikoi edhe Shqipërinë, vetëm për të bërë një karrierë sa më të madhe duke përfaqësuar helvetët.

Fundi? Ndoshta jo i duhuri, por i merituari. Behrami do të largohej nga Kombëtarja e Zvicrës vetëm me një mesazh, si për të treguar se një huaj gjithmonë do të mbetet i tillë në tokën që nuk i përket. Mesfushori në fjalë zgjodhi që të luante me këtë pjesë, duke llogaritur gjithçka që në fillim.

Por kur e vërteta të vjen në fytyrë, natyrisht që është e vështirë për t’u pranuar. Në një intervistë për “24 heures.ch”. Behrami do të shprehej se nuk e meritonte një fund të tillë. Ndërkohë ajo që është për t’u veçuar mbetej edhe pyetja e gazetarit:

“Si për vazhdimësi, je gjithmonë si një luftëtar në fushën e lojës. Por ndërkohë ti ke ikur nga lufta e Kosovës. A nuk është kjo paksa paradoksale?”

“Ky është stili im i lojës, unë jap gjithçka edhe nëse trupi im nuk është në gjendje të mirë. Edhe në 50% tim unë jap gjithçka në rolin që kam. Lufta e vërtetë është ajo që prindërit e mi, ikën. Isha 5 vjeç dhe i mbrojtur. Luftëtarët e vërtetë janë ata që e mposhtën ata moment. Pas luftës, futbolli do të lejonte t’i ndihmoja. Gjithkush kishte nevojë për para, u dhashë atyre që të rindërtoheshin. Kjo është më e rëndësishmja që e arrita falë futbollit.

Ekziston një farë kompenisimi. Ne jemi gjithmonë pak të huaj. Nuk e harrova historinë. Nëse e di nga kam ardhur, e di edhe sa shumë borxh i kam vendit që më priti dhe sakrificat që bënë prindërit. Normale, kam borxh karrierën time në Zvicër. Por ata që nuk kanë lindur këtu e kanë më të vështirë.

Ne ishim 100% zviceran vetëm kur fitonim, jo kur humbnim. Në fakt nuk isha unë që ndryshoja, por sytë e njerëzve. Në fund ka një dëm moral, ndoshta meritoja një tjetër mbyllje me Zvicrën nga ajo që ndodhi dhe sesi u trajtova. Një zhgënjim njerëzor”, ka thënë Behrami. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top