You are here
Home > Futboll Bota > Pyetet edhe për Shaqirin, Klopi e tepron në intervistë: Vendosini “bip” kësaj fjale, apo jemi live?

Pyetet edhe për Shaqirin, Klopi e tepron në intervistë: Vendosini “bip” kësaj fjale, apo jemi live?

Jurgen Klop nuk i ka përmbajtur dot emocionet pas fitores së marrë ndaj Njukasëllit, në atë triumf me rezultatin 2-3. Një hap i gabuar në përballjen e kaluar, do t’i kalonte thuajse përfundimisht titullin kampion Manchester Sitit.

Por do të ishte krosimi i Xherdan Shaqirit kur loja po shkonte drejt fundit, që Liverpuli të merrte tre pikët e rradhës. Një tjetër moment që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale pas ndeshjes, përveç urdhrit nga Van Dijk që gjuajtjen standarte ta ekzekutonte sulmuesi shqiptar, ishte edhe intervista e Klop për “Sky Sport”.

Kur gazetari e pyet rreth krosimit të Shaqirit dhe golit që u realizua në ato minuta, Klop i përgjigjet thjeshtë në gjuhën angleze: “F*cking unbelievable”. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i gazetarit, që i kërkon trajnerit të Liverpulit që të bëj disi më kujdes me fjalët e thëna. “Ti do t’i vendosësh “bip” kësaj që sapo unë thashë, apo jemi live? Ne nuk jemi live”, tha Klop mes buzëqeshjes. Më pas trajneri i Liverpulit foli edhe për Shaqirin me Origin, dy heronjtë që nuk kanë pasur shumë vlerësim dhe besim në fushën e lojës: “Kjo më ngjason me një përrallë. Ju mund të më pyesni vërtet që përse nuk i aktivizoj në fushë, pastaj mbërrijmë edhe në këtë pikë si me Njukasëllin. Ishte vërtet e pabesueshme nga këta lojtarë, me krosimin perfekt të Shaqirit dhe realizimin e Origit”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top